• e martë, 19 nëntor 2024

Dashtevski: Deri më tani janë paraqitur 11 kandidatë për president të shtetit, është parashtruar një paraqitje për deputet të pavarur

Dashtevski: Deri më tani janë paraqitur 11 kandidatë për president të shtetit, është parashtruar një paraqitje për deputet të pavarur

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Deri më tani janë paraqitur 11 kandidatë për president të shtetit, Velo Markovski, Biljana Vankovska, Tome Nikollovski, Bujar Osmani, Gospodin Popovski, Maksim Dimitrievski, Stevço Jakimovski, Arben Taravari, Gjorgji Manaskov, Mersiha Smailoviq dhe Zorica Cvetkovska, ndërsa është parashtruar edhe një paraqitje për deputet të pavarur, informoi sonte kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski dhe përkujtoi se afati për paraqitje zgjatë deri më 8 mars.

Sipas tij, sot në mëngjes në orën 8:00 të gjitha vendet për grumbullim të nënshkrimeve ishin të hapura. Gjithsej në vend ka 34 njësi rajonale, të vendosura në të gjitha qytetet më të mëdha, ndërsa në disa nga njësitë rajonale ka edhe nga disa të punësuar. orari i punës është prej 8:00 deri në orën 20:00.

Deri më tani, ssiç tha Tashtevski në "Top Tema", në KSHZ nuk janë parashtruar kurfarë vërejtje për kushte joadekuate nga kandidatët të cilët grumbullonnë n[nshkrime, ndërsa nëse dikush paraqet diçka, menjëherë do të veprohet. Nuk ka paraqitje, shtoi, as për fillim të parakohshëm të fushatës, por, megjithatë bën thirrje partitë politke t'i respektojnë procedurat dhe të sillen në pajtim me ligjin.

Lidhur me Aleancën për Shqiptarët dhe paraqitjne kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i KSHZ-së sqaroi se do të kërkohen dokumentet e nevojshme edhe nga Gjykata edhe nga Regjistri qendror.

Lidhur me përputhjen e heshtjes para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale me fushatën për zgjedhjet parlamentare, Dashtevski përsëriti se KSSHZ vepron kryesisht në pajtim me Kodin zgjedhor.

"Neni 69 i Kodit zgjedhor e rregullon çështjen për heshtjen zgjedhore, ndërsa Libri i afateve si akti më i lartë që vlen për zgjedhjet, thotë se më 22 prill në orën 24:00, më 23 dhe 24 prill, deri në mbylljen e kutive të votimit, do të ketë heshtje. Ligji nuk parasheh situata kur bashkohen në ditë të njejtë zgjehdjet. Në rrethin e parë do të ketë heshtje për zgjedhjet presidenciale në pajtim me ligjin dhe Librin e afateve. Nuk mund të veprojmë në kundërshtim me Kodin zgjedhor dhe në kundërshtim me Librin e afateve. Afatet duhet të respektohen në mënyrë sstrikte. Në nenin 75a të Kodit zgjedhor është një dispozitë së cilës duhet t'i referohet ASHAAM, së cilës i kisha bërë thirrje sa më parë ta miratojë rregulloren për minutat për reklamim të paguar politik në të cilën ne jemi vetëm ndërmjetës", tha Dashtevski.

KSHZ do të bëjë thirrje, shtoi, të mos keqpërdoret fushata për zgjedhjet parlamentare gjatë heshtjes, përkatësisht të flitet vetëm për zgjedhjet parlamentare, jo edhe për presidencialet.

"Nuk e di se si do të ndërprehej heshtja. Nuk është paraparë situata kur mbahen zgjehdje të dyfishta. Edhe ASHAAM do të bëjë thirrje, javën e ardhshme kemi takim me ta, të gjejmë ndonjë zgjidhje të mesme", theksoi Dashtevski. ab/

фото: принт скрин

QËNDRONI TË LIDHUR