• e hënë, 23 dhjetor 2024

DAP dhe ISHP nënshkruan marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave dhe bashkëpunimit

DAP dhe ISHP nënshkruan marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave dhe bashkëpunimit

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) - Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska, sot nënshkruan Marrëveshje për shkëmbim të të dhënave dhe bashkëpunim. Me këtë dokument avancohet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mundësohet shqyrtim më i madh në të cilin punëdhënësit në pajtim me afatin e paraparë ligjor, me vonesë ose aspak nuk e kanë dorëzuar përllogaritjen MPIN, që kanë paguar paga më të vogla se paga minimale ose nuk kanë paguar regres për pushim vjetor.

Drejtoresha Lukarevska, sqaroi se këto të dhëna edhe deri më tani janë dorëzuar në ISHT, por tani vëllimi është më i madh.

"Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, përforcohen kapacitetet e dy institucioneve, krijohet bazë solide për përballje në partneritet dhe përforcim i mekanizmave për veprim në kohë dhe mbrojtjen e punëtorëve nga vonesa dhe mospagesa e pagave dhe mbrojtja e të drejtave të tjera të marrëdhënies së punës", tha Llukarevska.

Drejtoresha e ISHT, Tomovska, nga ana tjetër, potencoi se në këtë mënyrë në kohë reale do të kenë shqyrtim se cilat kompani me vonesë ose aspak nuk kanë dorëzuar përllogaritje MPIN pas çka Inspektorati Shtetëror i Tregut si organ kompetent do të bëjë shqyrtim dhe do t'i ndrmarrë aktivitetet e mëtejme në pajtim me kompetencat e tyre.

"Me këtë në mënyrë partnere, e përforcojmë efikasitetin e procedurave inspektuese", potencoi Tomovska.

Nënshkrueset potencuan se zbatimi praktik i këtij bashkëpunimi fillon menjëherë. Me këtë siç thanë, përforcohen mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të përcaktuar në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR