• e hënë, 23 dhjetor 2024

Danial Orange: Drejtori Asani dhe ITSHKSH, një shembull i shkëlqyer i përvetësimit të përvojave amerikane

Danial Orange: Drejtori Asani dhe ITSHKSH, një shembull i shkëlqyer i përvetësimit të përvojave amerikane

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA)- Dje në Shkup ka qëndruar Danial Orange, përgjegjës për programin IVLP Alumni në State Departamentin Amerikan për të takuar pjesëmarrësit e IV On Demand “Përballja me të kaluarën: Historia dhe Politika” që kanë qenë në programin studimor që nga viti 2014, në mesin të cilëve edhe me Prof.dr. Skender Asanin, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte që të vëzhgohen efektet praktike të këtij projekti, me ç’rast drejtori Asani e njoftoi mysafirin nga Amerika në detaje se si një program i tillë studimor ka ofruar një perspektivë të gjerë në këndvështrimin objektiv të së kaluarës, me shembuj konkret se si shqiptarët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ose si kishte arritur një vajzë e re nga Shkupi me emrin Gonxhe, të transformohet, ashtu siç ishte transformuar edhe emri i saj,  në një figurë me ndikim planetar në fushën e humanizmit. Për ta ilustruar këtë transformim, drejtori Asani prezantoi edhe një ekspozitë me fotografi nga udhëtimi jetësor i Nënës Tereze.

Një segment të punës së ITSHKSH-së e prezantoi edhe Maja Susha, përgjegjëse Departamentit për studimin dhe edukimin e holokaustit, me ç’rast shpalosi disa ide dhe projekte që ka realizuar ky departament, përfshi edhe sistemimin e kujtimeve të mbijetuarve të holokaustit gjatë LDB, në mesin e të cilëve edhe nga Maqedonia e Veriut, dhe botimi i tyre në libra të veçantë, si dhe në projeksione filmike-dokumentare.

Në një bashkëbisedim të gjatë e miqësor në mes të Danial Orange, përgjegjës për programin IVLP Alumni në State Departamentin Amerikan dhe drejtorit të ITSHKSH-së Prof. dr Skender Asanit, doli në pah përvoja e shkëlqyer që është marrë nga ky program studimor e që ka gjetur shprehje në disa segmente të punës hulumtuese shkencore të ITSHKSH-së.

 

QËNDRONI TË LIDHUR