• e premte, 20 dhjetor 2024

Dalja në zgjedhjet parlamentare deri ora 13 është 25,84 për qind, në zgjedhjet presidenciale 23,95 për qind

Dalja në zgjedhjet parlamentare deri ora 13 është 25,84 për qind, në zgjedhjet presidenciale 23,95 për qind

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Deri në orën 13:00, të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale u morën nga vendvotimet 2472. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar 1.261.526 në këto vendvotime, kanë votuar 302.158 respektivisht 23.95 për qind, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Dalje më të madhe deri më tani për zgjedhjet presidenciale ka në Kriva Pallankë, me 46,44 për qind. Dalja më e ulët për zgjedhjet presidenciale është në Likovë, me 3,28 për qind.

"Krahasuar me raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 kemi rritje të daljes prej 3,49 për qind në këto zgjedhje. Ndërsa, krahasuar me raundin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024 kemi ulje prej 0,7 për qind", njofton KSHZ.

Deri në orën 13:00, kanë arritur të dhëna për daljen e votuesve për Zgjedhjet parlamentare prej 2348 vendvotime. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar 1.207.922 në këto vendvotime, kanë votuar 312.070 respektivisht 25,84 për qind.

Dalje më e madhe për momentin për zgjedhjet parlamentare ka në Krivogashtan, me 48,65 për qind. Dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Mavrovë dhe Rostushë, me 11,91 për qind.

"Krahasuar me Zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, kemi rritje të daljes prej 2,03 për qind në këto zgjedhje", njofton Komisioni.

Dalja sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është kjo: Njësia Zgjedhore 1 - 31,18 për qind, Njësia Zgjedhore 2 - 23,91 për qind, Njësia Zgjedhore 3 - 29,18 për qind, Njësia Zgjedhore 4 - 26,40 për qind, Njësia Zgjedhore 5 - 25,04 për qind, Njësia Zgjedhore 6 - 16,71 për qind.

Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 313 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore. Prej tyre, 105 kundërshtime janë miratuar dhe zgjedhësve u është mundësuar ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, nëntë kundërshtimet janë hedhur poshtë si të parregullta, ndërsa 40 janë refuzuar.

Kundërshtimet e tjera janë në përpunim e sipër. Kjo ditë zgjedhjesh vëzhgohet nga 1.303 vëzhgues vendor, 860 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 83 gazetarë të huaj. Aktiv është edhe numri i telefonit pa pagesë 0800 555 44, ku qytetarët e interesuar mund të bëjnë pyetje apo të denoncojnë parregullsitë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Aktive është edhe linja e video thirrjes në numrin 076 488 360, përmes së cilës qytetarët me dëmtime të dëgjimit dhe të folurit do të mund t'i drejtojnë pyetje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë ditës së zgjedhjeve përmes video thirrjes dhe të marrin përgjigje në gjuhën e shenjave.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR