• e premte, 05 korrik 2024

Dalja deri në orën 9:00 në komunën e Tetovës është 3,2 për qind

Dalja deri në orën 9:00 në komunën e Tetovës është 3,2 për qind

Tetovë, 24 prill 2024 (MIA) - Deri në orën 9:00 në Komunën e Tetovës kanë votuar 2301 persona apo 3,2 për qind nga numri i përgjithshëm i 86.405 votuesve në rrethin e sotëm të parë nga votimi për zgjedhje të presidentit të shtetit. Në Komunën e Tetovës votohet në gjithsej 117 vendvotime.

"Sipas të dhënave nga 117 vendvotime votuan 2301 votues apo thënë në përqindje 3,2 për qind. Procesi po zhvillohet siç duhet, nuk ka paraqitje për probleme. Lajmërohen probleme teknike me pajisjet, por intervenojmë menjëherë me njerëzit e TI-së", informoi Nazmi Dauti nga KKZ Tetovë.

Dalja në vendvotime deri në orën 9:00 në Komunën e Tearcës është 2,35 për qind, në Komunën e Bogovinës 1,54 për qind, në Komunën e Bërvenicës 3,10 për qind, në Komunën e Zhelinës 1,65 për qind dhe në Komunën e Jegunocës 3,35 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR