• e premte, 22 nëntor 2024

Daçiqi nesër në Kumanovë në takim me Toshkovskin

Daçiqi nesër në Kumanovë në takim me Toshkovskin

Beograd, 9 tetor 2024 (MIA) – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, udhëton për vizitë kthyese zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku nesër, 10 tetor, në Kumanovë do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Në fund të muajit korrik të këtij viti në Beograd ministri Daçiq ka realizuar takim me ministrin Toshkovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Serbisë, në të cilën u bisedua për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje në sferën e Punëve të Brendshme. Me këtë rast, ministri Toshkovski i bëri thirrje ministrit Daçiq që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut", bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. 

Në fokus të bisedimeve të ministrit Pançe Toshkovski në Beograd me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme – Ivica Daçiq përveç bashkëpunimit të policisë ishte edhe lufta për përballje me krimin e organizuar dhe përmirësimin e bashkëpunimit në pjesën e vendkalimeve kufitare, ndërsa ishin dakorduar në gusht, patrulla të përziera të policisë në Ohër. 

Sipas mediave në Serbi, temë e bisedimeve në Kumanovë janë proceset migruese. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR