• e hënë, 23 dhjetor 2024

Daçiq- Toshkovski: Bashkëpunimi rajonal policor duhet të jetë më i mirë se bashkëpunimi mes kriminelëve

Daçiq- Toshkovski: Bashkëpunimi rajonal policor duhet të jetë më i mirë se bashkëpunimi mes kriminelëve

Beograd, 26 korrik 2024 (MIA) - Bashkëpunimi policor dhe lufta për përballje me krimin e organizuar dhe krimin transnacional, përmirësimi i bashkëpunimit në fushën e vendkalimeve kufitare kanë qenë në fokus të bisedës së ministrit Pançe Toshkovski në Beograd me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, njofton korrespondenti i MIA-së nga Beogradi.

"Dje së bashku me ministrin konstatuam në vend situatën reale, morëm pjesë në aksionin parandalues ​​që patëm në pikën kufitare, gjatë të cilit vlerësuam se mund të përmirësojmë frekuencën e automjeteve dhe personave brenda kufijve, kështu që bëmë marrëveshje të formojmë një grup punues që ekzistonte më parë, por tani shpresojmë të japim rezultate në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, rezultate që mund të na çojnë në të ardhmen drejt kontrolleve reale në një pozicion dhe jo në dy pozicione siç është tani. Në thelb, ne duhet të aplikojmë sistemin me një ndalesë për kontrollin e qytetarëve tanë. Kjo ishte një temë kryesore që diskutuam", deklaroi Toshkovski në konferencën e përbashkët për shtyp me Daçiqin. 

Toshkovski shtoi se është arritur marrëveshje me Serbinë që të dërgojë katër pjesëtarët të policisë gjatë muajit gusht të cilët do të mund të veprojnë në zonën e qytetit të Ohrit dhe shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën që Serbia dha në shuarjen e zjarreve.

Ministri Daçiq theksoi se Serbia është e gatshme për bashkëpunim edhe të ndihmojë kur nevojitet. Ai theksoi se është mirë që është vendosur një linjë komunikimi për situata emergjente.

Ai shtoi se në takim u hapën një sërë çështjesh të përbashkëta, si lufta kundër krimit, lufta kundër migrimit të parregullt, kontrabandës së njerëzve, lufta kundër kontrabandës së armëve dhe narkotikëve, si dhe ndihma reciproke për ruajtjen e rendit dhe paqes së qëndrueshme.

Në takim u diskutua edhe për shkëmbimin e përvojave dhe për pjesën që lidhet me bashkëpunimin e dy qendrave të trajnimit.

Ministri Toshkovski realizoi takim edhe me kryeministrin e Serbisë, Milosh Vuçeliq. qa/ 

QËNDRONI TË LIDHUR