Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës - nesër edhe një përpjekje
- Ka dështuar edhe përpjekja e sotme e deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
- Post By Fami Bajrami
- 20:01, 25 korrik, 2025
Prishtinë, 25 korrik 2025 (MIA)- Ka dështuar edhe përpjekja e sotme e deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar se për shkak se afati për konstituim i dhënë nga Gjykata Kushtetuese përfundon më 26 korrik, një përpjekje tjetër do të bëhet edhe nesër.
Komisioni mori 54 vota për, teksa PDK, AAK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë votim. Në seancën e sotme morën pjesë edhe ambasadorët e vendeve mike të Kosovës.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u shpreh i zhgënjyer që deputetët nuk arritën sërish ta konstatojnë Kuvendin. Ndërkaq, ambasadori gjerman Jorn Rohde e cilësoi situatën si shqetësuese.
"Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, tha ambasadori Orav.
Kryesuesi Avni Dehari, caktoi seancën e radhës, të 53-tën në ditën e fundit të skadimit të afatit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja ka caktuar masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur lidhur me seancën konstituive pas përfundimit të afatit 30 ditor dhe se nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër nga 27 korriku deri më 8 gusht.