• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjobiten 180 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në të gjithë territorin e shtetit

Gjobiten 180 shoferë për  tejkalim të shpejtësisë në të gjithë territorin  e shtetit

 Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Gjithsej 180 shoferë  janë gjobitur gjatë ditës së djeshme në aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të zbatuar në territorin e të gjithë shtetit.    Prej tyre, 17 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Siç informojnë nga MPB-ja, 73 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 107 jashtë vendeve të banuara.

"Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thuhet në kumtesën e MPB-së. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR