• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dëmet nga përmbytjet në Slloveni në muajin gusht vlerësohen në 9,9 miliardë euro

Dëmet nga përmbytjet në Slloveni  në muajin gusht vlerësohen në 9,9 miliardë euro

Lubjanë, 4 tetor 2023 (MIA) - Qeveria sllovene doli me vlerësim se dëmet direkte nga përmbytjet në muajin gusht dhe pasojat e tyre për njerëzit, bizneset dhe mjedisin jetësor arrijnë 9,9 miliardë euro, lajmëroi agjencia STA.

Përmbytjet përfshinë 183 nga 212 komuna në vend, ndërsa sipërfaqja e rajonit të goditur vlerësohet në 17.203 metra katror ose 85 për qind e territorit të vendit.

"Vlerësimi i paraqitur i përfshin të gjitha aspektet e katastrofës natyrore, duke i përfshirë përpjekjet për sigurimin e alternativave të ndërtesave të goditura, pastrimin e shtretërve të lumenjve, rindërtimin e infrastrukturës, mbrojtjen dhe rindërtimin e vendeve të trashëgimisë kulturore, si dhe heqjen dhe menaxhimin me mbeturinat", tha sot ministri për Zhvillim Rajonal Aleksander Jevshek, pasi vlerësimi u shqyrtua nga Qeveria, transmetoi faqja e internetit "Sllovenia tajms".

Vlerësimi luan rol kyç në përgatitjen e kërkesës për dëmshpërblim nga Fondi i Solidaritetit të BE-së.

"Kërkesën për ndihmë gjithsesi do ta dorëzojmë para skadimit të afatit, përkatësisht deri më 27 tetor, tha ministri Jevshek.

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në muajin gusht, u përshkruan nga kryeministri slloven si katastrofa më e madhe natyrore në 30 vitet e fundit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR