• e hënë, 23 dhjetor 2024

Caktohen masa kujdesi për Vasevin dhe Nuhiun të dyshuar për rastin e onkologjisë

Caktohen masa kujdesi për Vasevin dhe Nuhiun të dyshuar për rastin e onkologjisë

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka shqiptuar masë kujdesi ndaj ish drejtorit të Klinikës për radioterapi dhe onkologji Nino Vasev dhe ish drejtorin organizativ Nehat Nuhiu të cilët dyshohen për “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit” dhe “mashtrim në detyrë” në lidhje me rastin e onkologjisë.

Derisa hetimet vazhdojnë Vasevit i ndalohet për ta lëshuar vendbanimin, detyrim që të paraqitet para personit zyrtar në gjykatë, i është marrë pasaporta dhe i është ndaluar nxjerrja e dokumentit të ri dhe ka ndalesë për ndërmarrjen e aktiviteteve të caktuara të punës lidhur me veprën penale.

Ndërsa, Nuhiu ka të njëjtat masa të kujdesit, përveç ndalesës për kryerjen e disa aktiviteteve të caktuara të punës lidhur me veprën penale.

"Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit për caktimin e masës së sigurisë së Prokurorisë Themelore Publike - Shkup kundër dy personave, të cilët sot në mëngjes janë nxjerrë para gjykatës, pas vlerësimit të fakteve të paraqitura nga palët në lidhje me propozimin mori vendime me të cilat: Pranohet propozimi ndaj N.V. caktohet masë paraprake sipas nenit 146 paragrafi 1, pika 1, 2, 3 dhe 7 të LPP, apo ndalesë për lëshimin e vendbanimit, detyrim për t'u paraqitur para personit zyrtar në gjykatë, marrja e pasaportës dhe ndalesës për nxjerrje të dokumentit të ri dhe ndales së ndërmarrjes së aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale. Ndaj N .N. caktohet masë e kujdesit sipas nenit 146 paragrafi 1, pika 1,2 dhe 3 të LPP, apo ndalesë për t'u larguar nga vendbanimi, obligim për t’u paraqitur para personit zyrtar në gjykatë, marrja e pasaportës dhe nxjerrje të dokumentit të ri", thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale Shkup.

Prokuroria paraprakisht ka informuar se është lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 5 personave, dy prej të cilëve nëpunës zyrtarë – ish drejtor i ISHP KU për radioterapi dhe onkologji – Shkup dhe ish drejtori organizativ i Klinikës si dhe tre mjekë- onkologë.

Prokuroria nga hetimi i deritashëm ka konstatuar se është kryer përfitim pronësor në shumën prej 1 817 520 000 ose afër 30 milionë euro.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR