• e diel, 22 dhjetor 2024

Bytyqi: Solidariteti dhe uniteti na bëjnë të gjithë fitues, le të na udhëheqin këto vlera gjatë Vitin të Ri

Bytyqi: Solidariteti dhe uniteti na bëjnë të gjithë fitues, le të na udhëheqin këto vlera gjatë Vitin të Ri

Shkup, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ua uron të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2024, për të cilin thotë se është një shans për fillim të ri dhe le ta përdorim për mendime të mira, respekt, përgjegjësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, në punën dhe jetën tonë të përditshme.

"Dëshira ime është që gjatë këtij viti të udhëhiqemi nga vlerat pozitive që na përcaktojnë të gjithëve si qytetarë të vendit, secili me gjurmën dhe kontributin e tij në krijimin e një të nesërme më të mirë. Ky, zaten ka qenë dhe udhërrëfyesi im për këto tre vjet e gjysmë sa jam zëvendëskryeministër në Qeveri, të cilën ju e njihni si një Qeveri që zgjidh krizat dhe punon për mirëqenien tuaj", thotë Bytyqi.

Në fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri, zëvendëskryeministri Bitiqi tha se ajo që e bën të ndryshme socialdemokracinë është kujdesi dhe mbështetja për më të rrezikuarit..

"Prandaj jam jashtëzakonisht krenar për masat që ua lehtësojnë dimrin qytetarëve të kategorive më të rrezikuara. Këto masa, që po i marrim gjatë krizës, do të thotë më shumë para për ata që kanë më shumë nevojë, që janë më të nevojshëm. Ne nuk harrojmë askënd. Ne ndihmojmë në kohë krize, por gjithashtu mendojmë me përgjegjësi për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne jemi fokusuar në rritjen e pagave. Rritja e pagave në këto gjashtë vite nuk ka qenë kurrë më e lartë dhe ato do të vazhdojnë të rriten", thotë Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Byiyiqi iu referua përpjekjeve të Qeverisë për të krijuar parashikueshmëri dhe atyre që dhanë veten dhe punën e tyre për këtë shoqëri. 

"Prandaj sollëm një metodologji të re për rritjen e pensioneve, për të gjithë pensionistët tanë, sipas standardit të jetesës. Solidariteti dhe uniteti na bëjnë fitues të gjithë. Janë këto vlerat pozitive me të cilat do të triumfojmë ndaj përçarjes dhe ndasive. Kështu do të ecim drejt së ardhmes, duke menduar për fëmijët tanë, të vetëdijshëm se janë ata, fëmijët tanë, që do të jetojnë me pasojat e veprimeve tona sot. Andaj, në emër timin dhe të gjithë atyre që u është besuar privilegji i marrjes së vendimeve, bëj thirrje të veprojmë me përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tanë, të ardhmen e vendit tonë. Ta bëjmë të ardhmen të jetë e ndritshme, e qartë, e sigurt. Gëzuar Vitin e Ri 2024", thotë Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri.

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR