• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Sektori civil ka rol kyç në formësimin e një bote më të mirë

Bytyqi: Sektori civil ka rol kyç në formësimin e një bote më të mirë

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet Fatmir Bytyqi mori pjesë në panelin e  Forumit Kombëtar të organizuar nga Civika Mobilitas, ku pjesëtarë të organizatave të sektorit civil diskutuan në  temën “Nga aktivizmi civil te ndryshimet shoqërore – pritjet përballë realitetit”. 

"Nuk do të isha ky që jam sot nëse në fillim të karrierës sime nuk do të merrja pjesë aktive në sektorin civil ku kam kaluar shumë vite", deklaroi Bytyqi. 

Në vështrimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se thelbi i punës së të gjithë faktorëve duhet të jetë përfshirja, e cila nga ana tjetër kërkon kohë. 

 

“Cikli jetësor duhet të na çojë nëpër sektorin civil për të mësuar të bëjmë diçka për të tjerët, duhet të na çojë edhe në sektorin e biznesit për të bërë diçka për veten tonë, por sigurisht, duhet të na çojë edhe në sektorin shtetëror për të bërë diçka për shoqërinë përmes qasjes institucionale dhe të strukturuar”, tha Bytyqi.

Ai apeloi për gjithëpërfshirje më të madhe të diversitetit në vend dhe për maturim më të shpejtë në tërësi, për shkak të reagimeve negative ndaj propozimit për liberalizimin e fuqisë punëtore, i cili u ngrit si çështje për nevojat e sektorit privat në vend, flasin se duhet të punojmë ende në këtë segment.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në fjalimin e tij në panel   tha se me konsensus dhe gjithëpërfshirje, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke punuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, e cila me përfshirjen e akademisë, biznesit dhe sektorit civil ofron një konsensus me të cilin do kemi një rrugë të qartë prioritetesh për zhvillimin tonë në 20 vitet e ardhshme. 

 

"Strategjia Kombëtare për Zhvillim, tha Bytyqi, do të jetë udhërrëfyesi i përbashkët, do të jetë një strategji që do të jetë një ombrellë që bashkon pavarësisht se cila parti do të jetë në pushtet, sepse do të përcaktojë qartë se në cilën pjesë nevojiten financat, cilat do të sigurojë një mjedis pozitiv dhe do të lehtësojë dialogun politik për qëllimet strategjike dhe do të shënojë mënyrën se si duhet të veprojë Sektori Civil", thekson pres shërbimi qeveritar në kumtesë.

  Krahas zëvendëskryeministrit Bytyqi folën edhe Sasho Klekovski, anëtari i KE të VMRO DPMNE-së, Latife Shikovska, deputete, Petrit Saraçini, ish-koordinator i Departamentit për monitorim të mediave në kuadër të Qeverisë dhe Zhaneta Trajkoska, drejtoreshë e Institutit për Studime të Komunikimit.

 Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR