Bytyqi: Pjesëmarrja e kompanive në bazë të Ligjit për tatimin e solidaritetit është adekuat
- Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi është i kënaqur nga pjesëmarrja e kompanive në lidhje me Ligjin e tatimit të solidaritetit. Mjetet e mbledhura për këtë bazë, siç deklaroi sot, do të destinohen për masat antikrizë dhe do të shkojnë te kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
- Post By Sara Ademi
- 16:01, 30 tetor, 2023
Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi është i kënaqur nga pjesëmarrja e kompanive në lidhje me Ligjin e tatimit të solidaritetit. Mjetet e mbledhura për këtë bazë, siç deklaroi sot, do të destinohen për masat antikrizë dhe do të shkojnë te kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
"Pjesëmarrja është adekuate. Mendoj se sipas informacioneve të fundit rreth 70 për qind është mbledhur tatimi. Kompanitë tjera janë duke punuar në mënyrë aktive me Drejtorinë e të Ardhurave Publike për të parë se si do ta përmbushin obligimin ligjor", tha Bytyqi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Kumanovë
Lidhur me njoftimet për uljen e pagave të të zgjedhurve dhe të emëruarve, të cilat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese u rritën për 78 për qind, Bytyqi tha se një grup punues është duke punuar për gjetjen e zgjidhjes ligjore dhe se ndryshime eventuale duhet të pësojnë rreth shtatë ligje.
"Njëkohësisht, duhet të kemi parasysh që të mos shkelet parimi i vetë ligjeve, sepse mund të arrijmë lehtësisht në zgjidhje ligjore që janë antikushtetuese, siç ishte vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, 1.260-të zyrtarët do të përfshihen me një zgjidhje, por nuk mund të paragjykoj se cila është zgjidhja", tha Bytyqi. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s