• e martë, 23 prill 2024

Bytyqi: Në të paktën tre sektorë do të vendoset orar 7-orësh i punës

Bytyqi: Në të paktën tre sektorë do të vendoset orar 7-orësh i punës

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Vendosja e orarit 7-orësh të punës në të paktën tre sektorë nga 1 janari 2025 dhe paga minimale prej 600, ndërsa mesatare 1.100 euro deri në fund të mandatit të ardhshëm të LSDM-së është realitet, thekson nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

"Rritja e cilësisë së jetës nuk mund të ndodh nëse nuk keni vendime të guximshme. Një vendim të tillë ne kemi marrë në vitin 2020 kur nuk e dinim se do të kishim disa kriza para vetes. Atëherë paralajmëruam pagën minimale prej 20 mijë denarëve, ndërsa sot është 22.500 denarë, që është larg mbi premtimin", tha Bytyqi në pyetjet e gazetarëve pas përfundimit të panelit partiak “Zhvillimi përmes mbështetjes së investimeve”.

Opinioni ekspert së bashku me kundërshtarët, siç theksoi ai, edhe atëherë na kritikuan si parti se ekonomia do të shembet, se kjo nuk është e mundur të durohet.

Ai theksoi se ende nuk është saktësuar se në cilët sektorë do të futet orari 7-orësh i punës nga 1 janari i vitit 2025. rq/bsh/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR