• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Ministria e Financave dhe Komisioni për Mbrojtje të Konkurencës të nisë procedurë për sigurimin automobilistik

Bytyqi: Ministria e Financave dhe Komisioni për Mbrojtje të Konkurencës të nisë procedurë për sigurimin automobilistik

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se është i tmerruar nga rritja e shumës për policën e detyrueshme të sigurimeve nga ana e kompanive të sigurimeve. Sipas tij, ky është akt manipulues me të cilin kompanitë e rrisin çmimin e autosigurimit në kurriz të qytetarëve. 

"Është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve. Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë. Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e autosigurimeve në kurriz të qytetarëve", theksoi Bytyqi.


Ai i bëri thirrje Ministrisë së Financave si dhe Komisionit për Mbrojtje të Konkurencës të veprojnë për këtë rast. 

"I bëj thirrje ministrisë përkatëse të Financave dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që të veprojë dhe të nisë një procedurë për shoqatat oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimit dhe pres që qytetarët që kanë paguar tashmë çmime më të larta të kompensohen", shkroi Bytyqi në Fejsbuk. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR