• e martë, 24 dhjetor 2024

Bytyqi: Marrëveshja e Prespës theu barrierat, krijoi një trajektore pozitive për zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik dhe integrimin rajonal

Bytyqi: Marrëveshja e Prespës theu barrierat, krijoi një trajektore pozitive për zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik dhe integrimin rajonal

Strugë, 15 qershor 2023 (MIA)- Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, mbajti fjalim në panelin e diskutimit “Trasimi i rrugës drejt prosperitetit: Strategjitë EcoFin për rritje në Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Prespës për dialog 2023, i cili këtë vit po mbahet në Strugë nën kujdesin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe përkon me pesë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Marrëveshja e Prespës hapi një kapitull të ri në rajon, duke i hapur rrugën prosperitetit dhe stabilitetit. Përveç avancimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ajo gjithashtu inkurajoi rritjen ekonomike dhe promovoi nismat ndërkufitare midis dy vendeve... Për më tepër, Marrëveshja e Prespës pati një efekt domino në rajonin më të gjerë të Ballkanit. Marrëveshja e Prespës hapi rrugën drejt prosperitetit duke hequr barrierat, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe duke frymëzuar popujt tjerë. Krijoi një trajektore pozitive për zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik dhe integrimin rajonal, duke sjellë përfitime të përhershme për Greqinë, Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Po ky rajon që tani po hap rrugën e tij drejt prosperitetit duke iu bashkuar BE-së dhe duke harmonizuar politikat tona EcoFin me standardet e BE-së, siç thotë, ne duhet të ndërmarrim disa hapa konkretë, si; Forcimi i kornizës institucionale, duke krijuar institucione të fuqishme dhe transparente që do të sigurojnë qeverisje efektive; Zbatimi i reformave strukturore të ekonomive për të përmirësuar konkurrueshmërinë. Kjo përfshin dhe qasjen në tregje dhe integrimin rajonal të ekonomive, qasjen në zinxhirë të zgjeruar të furnizimit dhe lidhjen e ngushtë; Miratimi i politikave të shëndosha fiskale, përfshirë dhe reduktimin e deficitit buxhetor, menaxhimin efikas të financave publike dhe promovimin e disiplinës fiskale; Harmonizimi i legjislacionit me BE-në dhe përmirësimi i sektorëve financiarë.

Duke folur për integrimin në Bashkimin Evropian, kryetarja Ursula von der Lajen prezantoi një plan gjithëpërfshirës prej 4 shtylla për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Ky plan strategjik përfshin një sërë iniciativash të dizajnuara për t’u marrë me sfidat kryesore dhe për të forcuar lidhjet midis rajonit dhe BE-së.

Plani është ndërtuar mbi 4 shtylla të rëndësishme - afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët të BE-së, thellimi i integrimit ekonomik rajonal, përshpejtimi i reformave bazë dhe rritja e fondeve paraqasëse në BB.

Ky plan përcakton një iniciativë të qartë të strukturuar për përparimin e rajonit drejt integrimit në BE, ndërsa ofron një kornizë perspektive për promovimin e stabilitetit, bashkëpunimit dhe prosperitetit të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

 

QËNDRONI TË LIDHUR