• e diel, 22 dhjetor 2024

Bytyqi: Kuvendi punon në mënyrë efektive deri në fillim të prillit, pres që deputetët të miratojnë ligjin për praktika të padrejta tregtare

Bytyqi: Kuvendi punon në mënyrë efektive deri në fillim të prillit, pres që deputetët të miratojnë ligjin për praktika të padrejta tregtare

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi vlerëson se deputetët do ta miratojnë ligjin për praktika të padrejta tregtare. 

Siç deklaroi sot, Kuvendi punon në mënyrë efektive deri në fillim të prillit. 

Ai bën thirrje që deputetët t'i miratojnë edhe ligjet e tjera të cilat janë në procedurë një kohë të gjatë. 

"Besoj se në fund të mandatit deputetët do të guxojnë dhe do ta kalojnë ligjin. Mendoj se nuk është e rëndësishme për asnjë qeveri, por është e rëndësishme për qytetarët. Prandaj, ja edhe një thirrje në dy muajt e ardhshëm, kur nuk do të ketë presion tjetër sepse Qeveria nuk do të sjellë ligje të reja, që deputetët të kalojnë të gjitha ligjet e tjera që janë në procedurë parlamentare një kohë të gjatë", theksoi Bytyqi përpara fillimit të diskutimit publik për draft tekstin e "Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Ndërkulturalizmit dhe Kohezionit Social 2024-2026". fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR