• e shtunë, 06 korrik 2024

Bytyqi: Gjithnjë derisa mendojmë se mundet edhe pa faturë fiskale, të gjithë kontribuojmë për ekonominë gri

Bytyqi: Gjithnjë derisa mendojmë se mundet edhe pa faturë fiskale, të gjithë kontribuojmë për ekonominë gri

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi konsideron se të gjithë faktorët të kyçen në uljen dhe shkatërrimin e ekonomisë gri. Sipas tij, gjithnjë derisa mendojmë - mundet edhe pa faturë fiskale, kontribuojmë për këtë "plagë kanceri", me të cilën, siç thotë, përballemi 32 vite.

Vlerësimi i tij është se me hapa të caktuar që janë bërë, gjendjet përmirësohen, por ende jemi larg asaj që mund të bëhet.

"Jo vetëm Oda ekonomike, por edhe Qeveria me vite mbrapa thotë se ekonomia gri është 'plagë kanceri' e shoqërisë tonë, tashmë 32 vite. Shkatërrimi i ekonomisë gri nuk është hap që mund të bajë vetëm njëra palë, por të gjithë faktorët më shoqëri, prëfshirë odat ekonomike, afaristët, qytetarët, por edhe ata që sjellin vendime. Ne do t'i bëjmë të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe i bëjmë për asgjësim të ekonomisë gri nga aspekti i asaj që mundemi. me hapa të caktuar që janë bërë gjendjet po përmirësohen, por jemi larg asaj që do të duhet ta bënim. Vetëm do të përkujtoj, me Programin 'TVSH-ja ime, në të cilin kemi mbi 550 000 shfrytëzues, në thelb, ishte promovimi i një mënyre të asgjësimit të ekonomisë gri përmes motivimit të njerëzve për t'i skanuar faturat fiskale apo të blejnë atje ku jepen faturat fiskale. por, gjithnjë derisa sjellja jonë është se mundet edhe faturë fiskale, ne të gjithë bashkarisht kontribuojmë drejt ekonomisë gri dhe prandaj them - po, ja propozimin e Odës ekonomike, çdoherë është i pranueshëm, duhet të ulemi realisht të shohim se sa në të vërtetë jemi të gatshëm të luftojmë me ekonominë gri, jo vetëm si pushtet qendror apo vetëqeverisje lokale, por si shoqëri", nënvizoi Bytyqi,m duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas kontrollit në urën e lumit Dragor në Manastir.

Lidhur me Shoqatën e ndërmarjeve komunale ATKOM dhe kërkesën për t'iu falur borxhet këtyre ndërmarrjeve, Bytyqi theksoi se problemin duhet të zgjidhin komunat. megjithatë, shtoi, pushteti qendror është këtu të përgjigjet në mënyrë adekuate nëse vihen në pikëpyetje shërbimet publike për qytetarët. ab/

foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR