• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Do të dënohet çdo sjellje joetike e secilit tregtar, inspektorët prej pasnesër në terren

Bytyqi: Do të dënohet çdo sjellje joetike e secilit tregtar, inspektorët prej pasnesër në terren

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Inspektorët e tregut dhe të punës prej pasnesër do të jenë në terren dhe për çdo rritje të mundhsme të çmimeve që del nga secila logjikë normale e tregut, do të reagojmë në mënyrë adekuate, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në pyetjen e gazetarëve si do të garantohet se prej pasnesër, kur përfurndojnë masat e Qeverisë për çmimet e produkteve ushqimore ato nuk do të rriten në mënyrë drastike, Bytyqi porositi se çdo sjellje joetike e cilitdo tregtar do të dënohet në mënyrën më serioze. Përsëri bëri thirrje të votohet ligji për praktika jo të drejta tregtare, ndërsa nëse ka nevojë të reagojnë edhe Komisioni për mbrojtje të konkurrencës dhe Organizata për mbrojtjen e konumatorëve.

"Unë jam konsitent, çdo sjellje joetike e cilit do tregtar do të dënohet në mënyrën më serioze. Se çka do të thotë kjo, e dimë nga e kaluara. Konsiderojmë se përfundimisht mësimi është marrë, se në shtet përveç marrjes së biznessit dhe krijimit të fitimit duhet të kemi moral dhe etikë tek kompanitë. Konsideroj se ngrirja e çmimit është një nga masat e cila nuk korrespondon me ekonominë e tregut, konsideroj se duhet të kthehemi në rrjedhat normale të jetës, ndërsa gjithsesi u mbetet biznesmenëve edhe ata të sillen në mënyrë adekuate. Inspektorati shtetëror i punës dhe i Tregut tashmë prej pasnesër do të jenë në terren dhe për çdo rritje të çmimeve të cilat dalin nga çdo logjikë normale e tregut, do tël reagojmë në mënyrë adekuate. Kjo nuk do të thotë se, ja, nëse në Kuvend nuk ka maturi për sjellje të ligjit për praktika jo të drejta tregtare se ne nuk do të reagojmë", deklaroi Bytyqi, pas pjesëmarrjes në REDI Samitin 2024 në Shkup.

Sipas tij, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, si sdhe Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve janë më të thirrurit të cilët duhet të reagojnë çdoherë kur ka ndonjë ngjarje, ndërsa zgjidhje më adekuate është të votohet ligji për praktika jo të drejta tregtare.

Nëse ka nevojë, paralajmëroi se sërish do shkojë tek KOmisioni për mbrojtje të konkurrencës dhe personalisht do të sjellë parashtresë për kompanitë. Bytyqi ishte në Komision para gjysmë viti dhe i ishte paralajmëruar se ka procedura që të inicohet parashtresë.

Ministria e Ekonomisë tashmë paralajmëroi se nuk do të vazhdohet masa për çmime të garantuara e cila përfundon në fund të muajit dhe do të pritet sjellja e ligjit për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare me të ckilin priten të vendoet rend në konkurrencën jolojale në tregti dhe të çojë drejt uljes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Ligji për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore në dhjetor të vitit të kaluar, me propozim të Ministrisë së EKonomisë u miratua nga Qeveria dhe u dërgua në Kuvend.

Ministria e Ekonomisë  vitin e kaluar më 20 shtator solli Vendim për ndryhim të vendimit për kushte të posaçme për tregti të disa mallrave të caktuara, caktim të çmimeve më të larta të prodhimeve të caktuara në tregtinë me pakicë, si dhe obligimin që tregtarët të sigurojnë dhe shesin lloje dhe sasi të caktuara të mallrave për konsumatorët sipas një orari të caktuar që ishte publikuar në Gazetën zyrtare dhe vlen deri më 29 shkurt të këtij viti.

Deri nesër është në fuqi edhe Vendimi për ndryshim të vendimit për caktimin e çmimeve më të larta për disa prodhime të caktuara në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë.

Përfundon vlefshmëria edhe e vendimeve për ulje të të dhlnave nga importi për import të perimeve të freskëta sipas të cilave dogana zbatuese është 10 për qind për qepën, preshin, lulelakrën dhe brokolin, sallatën, karrotën, patëllxhanin dhe kungulleshkat, si dhe për uljen e të dhënave nga importi për import të domateve të freskëta, trangujve dhe specave dhe për të cilat dogana e zbatueshme është 10 për qind. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR