• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Disa produkte të caktuara nuk duhet të kenë shkallë preferenciale tatimore

Bytyqi: Disa produkte të caktuara nuk duhet të kenë shkallë preferenciale tatimore

Shkup, 8 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot tha se rritja e paraparë e TVSH-së te disa produkte të caktuara është pjesë e planit afatmesëm për reformë tatimore.

Siç vlerësoi Bytyqi, disa produkte të caktuara nuk duhet të kenë normë preferenciale tatimore, ndërsa mjetet të cilat grumbullohen nga tatimi i rritur do të shkojnë për servisimin e nevojave sociale të qytetarëve. 

"Kjo është pjesë e një plani afatmesëm për reformën tatimore. Nuk mund të definoshsot asnjë reformë tatimore dhe të thuash se cili është efekti, prandaj në afat të mesëm dhe afatgjatë duhet bërë. Disa produkte duhet të dihet se nuk duhet të kenë normë tatimore preferenciale. Këto janë mjete që në fund përfundojnë tek qytetarët tanë për t'i shërbyer nevojave sociale të qytetarëve, nuk janë mjete që mblidhen për të përfunduar në një sistem tjetër, në 'pallatin e bardhë' ose në ndonjë vend tjetër", theksoi Bytyqi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se sa do të fitojë shteti nga rritja e TVSH-së.

Nuk do të doja të thoja, shtoi, sa mjete janë ato. 

"Varet se sa do të jetë konsumi i atyre produkteve specifike. Por lista e produkteve me normë tatimore preferenciale është një nga më të mëdhatë në rajon. Unë nuk mund të them dhe të marr rolin e përcaktimit se cila duhet të jetë një normë e privilegjuar prej 10 apo pesë për qind, janë odat dhe qytetarët përmes shoqatave të konsumatorëve ato që duhet të reagojnë. Nëse lihet ushqimi për fëmijë, mund të bëhet korrigjim, por gabimet e mundshme teknike nuk duhet të rrezikojnë të gjithë përpjekjen për reformat tatimore", theksoi Bytyqi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR