• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bytyqi: Dëgjojmë se çfarë kërkon sektori i biznesit nga ne, bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që të shmangen barrierat

Bytyqi: Dëgjojmë se çfarë kërkon sektori i biznesit nga ne, bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që të shmangen barrierat

Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Dëgjojmë se çfarë kërkon biznesi nga ne si Qeveri, por me gjasë ka dallim në shpejtësinë me të cilën duhet të zhvillohen punët dhe ajo që është pritje e sektorit të biznesit dhe mundësia në këtë moment të intervenohet, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Siç theksoi ai, ka dy këndvështrime për gjërat – nëse mundet të jetë më mirë dhe bashkërisht të ulemi në tavolinë për të krijuar zgjidhje.

"Them të mund të jetë më mirë, prandaj duhet që të gjitha palët të ulen në tavolinë dhe të shikojmë bashkërisht të krijojmë zgjidhje. Një dialog të të tillë të hapur bëjmë gjatë gjithë kohës dhe sektori i biznesit është i përfshirë në krijimin e Strategjisë kombëtare e cila duhet të japë pritshmëritë e tilla për 20 vitet e ardhshme. Atje është çelësi deri kur dhe si do të ndryshojnë gjërat për mirë", ka thënë Bytyqi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas fjalimit në konferencën rajonale me temë: “Si të sigurohet bashkëpunim më i madh midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor – sfida dhe mundësi”, nën organizim të Odës ekonomike si pjesë e aktiviteteve të Projektit “Mbështetje për sektorin privat për integrimin rajonal” i cili realizohet në partneritet me USAID-in.

Ai vlerësoi se taksa e solidaritetit dhe ngrirja e çmimeve të produkteve bazë është në interes të qytetarëve për të ndihmuar ata që me lehtë ta tejkalojnë krizën.

"Do të shohim efektet e ngrirjes së çmimeve. Masat tona nuk janë në dëm të askujt, por sigurisht që sillen për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Nëse pyetni qytetarët mendoj se përgjigja do të jetë se ngrirja e çmimeve do të jetë mirë për ta, sepse mund t'i blejnë produktet me çmim më të ulët. Nëse nga ana tjetër pyesni komunitetin e biznesit gjithmonë dhe jo vetëm në këtë situatë do të thonë se nuk janë të lumtur", tha Bytyqi dhe shtoi se gjithmonë ka dy anë.

Ne, shtoi ai, jemi këtu për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe kjo është më së e nevojshme për momentin.

“Të gjitha temat e tjera për të cilat biznesi dëshiron të diskutojmë mund t’i hapim, por në këtë moment kemi vendosur se kjo është mënyra e duhur për të cilët duhet reaguar rreth çmimeve”, thekson ai.

Ai tha se po bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre për të shmangur barrierat me të cilat përballet biznesi.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR