• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Është e gabuar pritshmëria se nëse ulen pagat e funksionarëve do të rriten ato në sektorin publik

Bytyqi: Është e gabuar pritshmëria se nëse ulen pagat e funksionarëve do të rriten ato në sektorin publik

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi pret që së shpejti para Qeverisë të ketë propozim nga grupi punues që duhet të ofrojë zgjidhje për uljen e mundshme apo ndërhyrjen në pagat e zyrtarëve, rritje e të cilëve për 78 për qind që nga marsi i këtij viti shkaktoi protesta dhe kërkesa për rritjen e pagave në sektorin publik.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Bytyqi tha sot se është e gabuar, siç tha ai, pritshmëria që po krijohet se me uljen e pagave të funksionarëve do të rriten pagat në sektorin publik.

Sa i përket uljes së pagave të funksionarëve duke pasur parasysh se një pjesë në sektorin publik është në grevë dhe pret ulje të pagave të zyrtarëve për t'i rritur pagat e tyre, kjo është një pritje e gabuar dhe dikush thjeshtë dëshiron të krijojë një pritje të tillë. Çfarë ulje, nëse ka ulje, nuk do të mjaftojë për të mbuluar rritjen eventuale të 135.000 të punësuarve në sektorin publik, sepse bëhet fjalë për 1260 të zgjedhur dhe persona të emëruar", tha Bytyqi.

Krijimi i një pritshmërie të rreme, ka shtuar ai, është vetëm produkt i një partie të caktuar politike që ka ditur të krijojë pritshmëri të tilla në të kaluarën kur ka mundur të sundojë në vendin tonë.

Grupi punues, theksoi zëvendëskryeministri, tashmë ka propozime të caktuara, ende po përpiqet t'i harmonizojë me të gjitha palët e interesit, sepse siç theksoi ai, ulja apo ndërhyrjet e mundshme në pagat e të zgjedhurve dhe të emëruarve bëhet përmes shtatë ligjeve zgjedhore.

"Pritje ime është se së shpejti do të vijmë me propozim drejt Qeverisë, ndërsa më pastaj mbetet që Qeveria t'i miratojë apo refuzojë", tha Bytyqi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR