Buskets: Karrierës sime po i afrohet fundi
- Mesfushori i Inter Majamit, Serhio Buskets, kontrata e të cilit me klubin amerikan skadon në fund të këtij sezoni, deklaroi se është më afër fundit të karrierës së tij se sa vazhdimit të futbollit.
- Post By Fami Bajrami
- 17:37, 27 gusht, 2025
Majami, 27 gusht 2025 (MIA) – Mesfushori i Inter Majamit, Serhio Buskets, kontrata e të cilit me klubin amerikan skadon në fund të këtij sezoni, deklaroi se është më afër fundit të karrierës së tij se sa vazhdimit të futbollit.
“Ende nuk e di se cila është e ardhmja ime në futboll. Por sidoqoftë, po i afrohem daljes në pension”, tha spanjolli.
Kur u largova nga Barcelona, e dija që nuk do të kthehesha në ekipin katalunas, as në Evropë, sepse jam në një moshë të caktuar. Jam shumë më afër përfundimit të karrierës sime se sa vazhdimit, tha ish lojtari i reprezentacionit spanjoll për mediat amerikane përpara gjysmëfinales së ardhshme të Kupës së ligës midis Inter Majamit dhe Orlando Sitit.
Buskets fitoi titujt kampionë botëror dhe evropian me Spanjën për të cilën luajti 143 ndeshje.
FOTO: EPA