Burime diplomatike greke: Kërkesë nga Shkupi drejt Athinës për transport të të lënduarve në Greqi
- – Vendi ynë ka parashtruar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për transport në vend të të lënduarve nga zjarri në klubin e natës në Koçan, informuan burimet diplomatike greke për agjencinë shtetërore greke të lajmeve ANA-MPA, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 15:56, 16 mars, 2025

Athinë, 16 mars 2025 (MIA) – Vendi ynë ka parashtruar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për transport në vend të të lënduarve nga zjarri në klubin e natës në Koçan, informuan burimet diplomatike greke për agjencinë shtetërore greke të lajmeve ANA-MPA, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Sipas burimeve të njëjta, Ministria e Punëve të Jashtme i heton mundësitë për transport të të lënduarve në vendin tonë dhe është në kontakt me Ministrinë e Maqedonisë së Veriut që t’i koordinojë aktivitetet e tyre”, shkruan ANA-MPA.
Siç njoftoi paraprakisht MIA, tre persona të rinj me djegie, të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan do të dërgohen në spitalin Papanikollau në Selanik. fc/