• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bukë nuk ka pasi jemi duke e respektuar vendimin, thonë furrtarët, kontrolle të përforcuara inspektuese për çmimin e ngrirë

Bukë nuk ka pasi jemi duke e respektuar vendimin, thonë furrtarët, kontrolle të përforcuara inspektuese për çmimin e ngrirë

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) -  Arsyeja pse nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë në raftet e marketeve do të thotë se të gjithë e respektojmë vendimin e marrë të hënën në takimin në Odën Ekonomike, deklaruan për MIA-n përfaqësues të furrtarëve.

Sipas tyre, tani për tani nuk ka ndryshim të këtij vendimi.

Në ndërkohë, Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) bën kontrolle të intensifikuara nëse në terren respektohet vendimi qeveritar për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë prej 33 denarësh, të marrë dje.

"Furrtarët thjeshtë janë duke e respektuar vendimin. Vendimi është marrë të hënë dhe ndryshim të vendimit tani për tani nuk ka. Edhe një herë do ta përsërish, mospasja e bukës në raftet e marketeve do të thotë se furrtarët e respektojnë vendimin", potencoi për MIA-n një përfaqësues i Grupacionit të Industrisë bulmeteve dhe furrave.

Inspektorati Shtetëror i Tregut, siç informojnë që atje për MIA-n, me të gjitha kapacitetet është në terren dhe po kryen kontroll për respektimin e vendimit qeveritar. Nga ISHT paralajmërojnë se publikisht do t'i kumtojnë të dhënat e inspeksioneve në terren nga fundi i ditës.

Qeveria dje mori vendim për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë prej 450 gramësh në 33 denarë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi kumtuan se vendimi do të vlejë deri më 31 maj të këtij viti. Arsyeja e ngrirjes së çmimit është mosrespektimi i marrëveshjes për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në pajtim me energjinë e subvencionuar që e marrin kompanitë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR