Bujar Osmani, kandidat i Frontit evropian për kryetar të komunës së Çairit
- Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani do të jetë kandidat i Frontit evropian për kryetar të komunës së Çairit, prëderisa Bajram Rexhepi do të jetë kandidat i koalicionit për kryetar të komunës së Tetovës.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:10, 21 korrik, 2025
Tetovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani do të jetë kandidat i Frontit evropian për kryetar të komunës së Çairit, prëderisa Bajram Rexhepi do të jetë kandidat i koalicionit për kryetar të komunës së Tetovës.
Kjo u kumtua sot pas mbledhjes së 21-të të Kryesisë qendrore të BDI-së që u mbajt në Tetovë.
Fronti evropian do t'i ndajë kandidaturat për kryetarë komunash. Përveç BDI-së, kandidatë për kryetarë komunash kanë edhe Aleanca për shqiptarët e kryesuar nga Ziadin Sela, si dhe krahu tjetër i kësaj partie i kryesuar nga Arben taravari. ab/
Foto: Arkivi