Budanov: Rreth 40 për qind nga municioni që Rusia e përdorë në Ukrainë është me prejardhje verikoreane
- Shefi i shërbimit ushtarak zbulues ukrainas, Kiril Budanov sot deklaroi se Koreja e Veriut ka siguruar madje 40 për qind të municionit që Rusia po e përdorë në luftën kundër Ukrainës.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:56, 11 korrik, 2025
Kiev, 11 korrik 2025 (MIA) - Shefi i shërbimit ushtarak zbulues ukrainas, Kiril Budanov sot deklaroi se Koreja e Veriut ka siguruar madje 40 për qind të municionit që Rusia po e përdorë në luftën kundër Ukrainës.
Në intervistë për Bllumberg, Budanov tha se Rusia e paguan Korenë e Veriut për këtë me para dhe teknologji, duke ndihmuar në zbutjen e izolimit ndërkombëtar të Phenianit.
Ai theksoi se regjimi i liderit verikorean, Kim Xhong Un dërgon edhe lloje tët jera të armëve në Rusi, përfshirë raketa balistike dhe sisteme artilerike.
Budanov, gjithashtu tha se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën do të vazhdojë "në të ardhmen e afërt" dhe se Uashingtoni mund të dërgojë sisteme shtesë për mbrojtje ajrore. Ai deklaroi se qëndrimi i presidentit amerikan Donald Tramp është "konzistent".
"Si shef i shërbimit të posaçëm, i di disa gjëra", tha Budanov.
Ai theksoi se ndërprerja e zjarrit me Rusinë duhet të arrihet sa më parë, dhe shumë para fundit të këtij viti.
A është reale të arrihet kjo - po. A është vështirë - jo. Nevojiten së paku tre palë - Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja. Dhe ne do ta arrijmë këtë pozitës", konkludoi Budanov.
Ai e përshkroi bashkëpunimin zbulues me kolegët perëndimorë si "të shkëlqyeshëm", duke shtuar se pret këmbimi i informatave të vazhdojë, duke shtuar se Ukraina varet nga SHBA-ja për zbulim të hershëm për lansim të raketave dhe qasje drejt xhirimeve satelitore.
Ai u bëri thirrje aleatëve të kthehen në mbështetje të inteligjencës njerëzore - rrjetet e spiunazhit, të cilat, siç tha, "pothuajse të gjitha vendet evropiane" i kanë braktisur.
Budanov ishte i plagosur tre herë në luftime, dhe, sipas përfaqësuesve të zbulimit ukrainas, ishte cak i tentimit për helmim, mbështetur nga Kremlini, përderisa gruaja e tij Mariana mbijetoi helmim nëntorin e kaluar, për çka disa persona zyrtarë e akuzuan Rusinë. ab/
fotо: МIА arkivi