• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës, Osmani nënshkruan marrëveshjen me Sulltanin e Bruneit

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës, Osmani nënshkruan marrëveshjen me Sulltanin e Bruneit

Prishtinë, 5 maj 2025 (MIA)- Gjatë vizitës shtetërore të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Brunei Darusalam është nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Brunei Darusalam.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidentja Osmani dhe Madhëria e tij, Sultan Haji Hasanal Bolkiah. 

“Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike. Presidentja Osmani e vlerësoi këtë marrëveshje si një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit”, thuhet në komunikatë.

QËNDRONI TË LIDHUR