• e premte, 22 nëntor 2024

Britania e Madhe dërgon 650 raketa për Ukrainën për mbrojtje nga sulmet ruse

Britania e Madhe dërgon 650 raketa për Ukrainën për mbrojtje nga sulmet ruse

Londër, 6 shtator 2024 (MIA) - Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se Ukrainës do t'i dërgohet ndihmë e re në formën e 650 raketave të lehta për më shumë qëllime në vlerë 162 milion paund (192 milion euro) për të ndihmuar në mbrojtjen kundër dronëve dhe bombardimeve ruse.

Rusia javën e kaluar nisi sulmin më të madh ajror në Ukrainë që nga fillimi i luftës në vitin 2022. Ukraina ka kërkuar përsëri mbështetje shtesë ajrore për t'u mbrojtur kundër sulmeve me raketa dhe dronë.

Dorëzimi i raketave u njoftua pasi Sekretari britanik i Mbrojtjes, Xhon Hili mori pjesë në një takim të Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, koalicion prej rreth 50 vendesh, në një bazë ajrore amerikane në Gjermani.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë njoftoi se konform angazhimit të qeverisë së re për të përshpejtuar dërgimin e ndihmës në Ukrainë, grupi i parë i këtyre raketave do të arrijë deri në fund të vitit.

"Ky detyrim i ri do t'i japë një shtysë të konsiderueshme mbrojtjes ajrore të Ukrainës", deklaroi Hili. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se raketat të prodhuara nga kompania Thales, kanë një rreze veprimi prej më shumë se gjashtë kilometra dhe mund të lëshohen nga platforma të ndryshme në tokë, det dhe ajër.

Të hënën e kaluar, Rusia lëshoi ​​më shumë se 200 raketa dhe dronë në Ukrainë, duke vrarë shtatë persona dhe duke goditur objektet energjetike në të gjithë vendin, në atë që Kievi e quajti sulmin "më masiv" të luftës. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR