• e premte, 05 dhjetor 2025

Bozhinovska: E mbrojmë rubinin e Maqedonisë së Veriut - është koha ta promovojmë magjinë e pasurisë sonë minerale

Bozhinovska: E mbrojmë rubinin e Maqedonisë së Veriut - është koha ta promovojmë magjinë e pasurisë sonë minerale

Shkup, 12 korrik 2025 (MIA) - Rubini i Maqedonisë së Veriut, unikat për prejardhjen dhe cilësitë e veta, meriton mbrojtje institucionale dhe njohje si pasuri nacionale, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë vizitës në galerinë e vogël "Zbulimi" në Shkup, e cila nën udhëheqjen e organizatës joqeveritare iu përkushtua ruajtjes, dokumentimit dhe promovimit të pasurisë minerale të trashëguar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, Bozhinovska, siç kumtoi kabineti i saj, theksoi se është koha që jo vetëm entuziastë, individë dhe organizata joqeveritare ta promovojnë këtë gur unikat, por edhe institucionet shtetërore të përfshihen në mënyrë aktive.

Ministria, siç është cekur në kumtesë, tashmë po punon në koordinimin e të gjitha institucioneve relevante - së bashku me Entin gjeologjik të maqedonisë - me qëllim që rubini i vendit të marrë status zyrtar të trashëgimisë së mbrojtur nacionale minerale.

Në ngjarje mori pjesë edhe drejtori i Entit gjeologjik, Ivica Andov, i cili ofroi mbështetje profesionale për nismën dhe e ceki vlerën shkencore të rubinit.

Rubini i Maqedonisë, i njohur edhe si kuarc i kristalizuar me ngjyrë karakteristike të kuqe, është unikat në mënyrë gjeologjike: ndodhet vetlm në rrethinën e Prolepit dhe në malet rreth mariovës dhe është rubini i vetëm në Evropë i cili në mënyrë natyrore nxirret dhe përpunohet. Përveç vlerës estetike dhe koleksionuese, ai është pjesë e trashëgimisë kulturore  dhe historike të vendit tonë.

Ministrja Bozhinovska porositi se ky është vetëm fillimi i një procesi më të madh të mbrojtjes, vlerësimit dhe promovimit ndërkombëtar të pasurisë minerale të vendit - si pjesë e identitetit nacional dhe krenarisë sonë natyrore. ab/

Foto: Ministria e Energjetikës, minierave dhe Burimeve Minerale

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR