• e diel, 12 maj 2024

Bostoni në çerekfinale, Dallasi në epërsi kundër LA Klipers në plejofin në NBA

Bostoni në çerekfinale, Dallasi në epërsi kundër LA Klipers në plejofin në NBA

Boston, 2 maj 2024 (MIA) - Ekipi i Bostonit Seltiksit ka mundur sonte Majami Hitin me 118:84 dhe me rezultatin 4:1 në total ka fituar serinë në raundin e parë të plejofit në NBA.

Kundërshtar i Seltiksit në çerekfinale do të jetë më i suksesshmi nga përballja Klivlend Kavalirs - Orlando Mexhik (3:2 pas pesë ndeshjeve).

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar mes të mërkurës dhe të enjtes mbrëma, Dalas Maveriks ka mposhtur bindshëm Los Anxhelos Klipers me 123:93.

Në çerekfinalen fituesi i ndeshjes Dallas- LA Klipers do të luaj me Oklahoma Sitin. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR