Bostoni finalisti i parë në NBA
- Ekipi i Bostonit mbrëmjen e kaluar e mundi Indianën me rezultat 105:102 si mysafir në ndeshjen e katërt në gjysmëfinale të plejofit të NBA-së.
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:25, 28 maj, 2024

Indianapolis, 28 maj 2024 (MIA) - Ekipi i Bostonit mbrëmjen e kaluar e mundi Indianën me rezultat 105:102 si mysafir në ndeshjen e katërt në gjysmëfinale të plejofit të NBA-së.
Kjo ishte fitorja e katërt në po aq ndeshje për Seltiksin në finalen e Konferencës lindore, pas çka ata siguruan vend në finalen e madhe.
Lojtari më efikas në ekipin fitues, gjithashtu edhe në lojë, ishte Xhejlen Braun, i cili shënoi 29 pikë.
Kundërshtari i Boston Seltiksit do të jetë fituesi nga ndeshja Dallas-Minesota (rezultati 3:0 në favor të Dallasit). ls/
foto: EPA