• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrell: Pres që liderët e BE-së të bëjnë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë

Borrell: Pres që liderët e BE-së të bëjnë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë

Bruksel, 21 mars 2024 (MIA) - Pres që Këshilli i BE-së sot të sjellë konkluzione që do të shprehin mbështetjen për UNRVA-në, por do të ketë gjithashtu një thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë, deklaroi përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Zhosep Borell para fillimit të Samitit të sotëm të Unionit në Bruksel.

"Do të kërkojmë dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi, por do të shprehim edhe shqetësim serioz për situatën në të cilën ndodhen banorët e Gazës. Ajo është e papranueshme, dhe ajo që është e papranueshme nuk duhet të pranohet, në të kundërtën është retorikë e pastër. Ajo që sot po ndodh në Gazë është një dështim i humanitetit. Kjo nuk është një fatkeqësi humanitare, ky është një dështim i humanitetit. Ky nuk është një tërmet apo një përmbytje, është një bombardim. E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë krizë humanitare, krizë e njerëzimit, është që Izraeli të respektojë civilët dhe të sigurojë mbështetje humanitare", shtoi Borrell.

 Sipas tij, njerëzit në Gazë po vdesin nga uria, veçanërisht fëmijët, ndërsa  kanë nevojë për ilaçe dhe ndihmë mjekësore.

Ai theksoi se ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan një pezullim të mundshëm të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin, por që tani për tani nuk ka konsensus për këtë çështje ndërmjet shteteve anëtare.

Borrell paralajmëroi se do t'i kërkojë përfaqësuesit special të BE-së për çështjet humanitare që të përgatisë një raport mbi atë që po ndodh në Gazë dhe ta dorëzojë atë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Unionit.

"Nuk duhet të mbyllim sytë dhe të mos bëjmë asgjë", theksoi Borrell, duke shprehur kënaqësinë nga paralajmërimi i SHBA-së se në KB  do të propozojë një rezolutë  që do të bënte thirrje për një armëpushim në Gaza për herë të parë, së bashku me lirimin e pengjeve.

 Borell theksoi gjithashtu se ai pret që liderët të miratojnë propozimin e tij për përdorimin e fitimeve nga fondet e ngrira ruse, të cilat janë përqindje prej tre miliardë në vit, për mbrojtjen e Ukrainës, duke theksuar se sipas përllogaritjeve të fundit për mbështetjen ushtarake të BE-së për vendin, ajo ka arritur në 31 miliardë euro.

Në pyetjen nëse mund të pritet një vendim i liderëve të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BeH-në, Borell u përgjigj vetëm shkurt - "Nuk e di, do të shohim". qa

Foto:Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR