• e hënë, 21 tetor 2024

Borreli bën thirrje për armëpushim në Sudan, delegacioni i BE-së evakuohet nga Hartumi

Borreli bën thirrje për armëpushim në Sudan, delegacioni i BE-së evakuohet nga Hartumi

Bruksel, 24 prill 2023 (MIA) – Njeriu i parë i diplomacisë evropiane, Zhosep Borrel, mbrëmë u bëri thirrje dy liderëve të palëve ndërluftuese në Sudan që të shpallin armëpushim dhe shtoi se BE-ja po e evakuon delegacionin e saj nga kryeqyteti sudanez Hartum.

Borreli ka shkruar në Tuiter se ka biseduar  me shefin e armatës së Sudanit dhe presidentin de fakto Abdel Fatah al-Burhan dhe shefin e Forcës së Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake (RSF) Mohamed Hamdan Dagëll. 

Ai ka shkruar se gjatë bisedimeve "ka insistuar në nevojën që të mbrohen civilët" në Sudan, ku më shumë se një javë zhvillohen luftime të ashpra. 

 Shefi i diplomacisë së BE-së ka kërkuar edhe garanci për evakuimin e sigurt të qytetarëve të BE-së nga Sudani.

“Bashkimi Evropian po e evakuon delegacionin e tij nga Hartumi”, ka shkruar Borreli në Tuiter. 

Borreli shpjegoi se ambasadori i BE-së Ajdan O'Hara, i cili  në fillim të javës u sulmua në Hartum, do të vazhdojë të punojë në Sudan. .

 Borreli ka skruar se është "i lehtësuar" që evakuimi po bëhet me mbështetjen e shërbimit diplomatik francez, ushtrisë franceze dhe Xhibutit.

“Mbetemi të përkushtuar për armëpushim dhe për të ndihmuar të gjithë civilët që kanë mbetur”, ka shkruar ai në Tuiter. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR