• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Punojmë në rezistencë kundër përpjekjeve ruse për përzierje dhe destabilizim të proceseve demokratike

Stano: Punojmë në rezistencë kundër përpjekjeve ruse për përzierje dhe destabilizim të proceseve demokratike

Bruksel, 21 tetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian po ndjek me kujdes informacionet për përpjekjet për ndikime dhe manipulime me informacionet nga Rusia, të cilat kanë shumë fytyra dhe ndodhin në shumë forma, me qëllim të destabilizimit të proceseve demokratike, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Peter Stano, në lidhje me informacionin për përpjekjet për ndërhyrje të huaja në referendumin e anëtarësimit në BE dhe në zgjedhjet presidenciale në Moldavi të mbajtura dje.

“Kjo, natyrisht, nuk ndodh vetëm pak ditë para votimit. Është një përpjekje afatgjatë që e kemi vënë re shumë kohë më parë. Shembujt më të fundit përfshijnë akuzat për mashtrim të votuesve, provat që kemi nga autoritetet moldave se ka pasur përpjekje për të blerë vota, si dhe propagandën masive nga Rusia ose ‘prokurat’ ruse që po përhapet në Moldavi”, theksoi Stano, duke shtuar se si përgjigje në të gjitha këto aktivitete, Bashkimi Evropian kërkon të ndihmojë Moldavinë të ndërtojë rezistencë ndaj përpjekjeve të tilla të paligjshme të Rusisë.

Sipas tij, dukuritë e tilla nuk janë karakteristike vetëm për Moldavinë, por edhe vendet anëtare të BE-së dhe partnerët e saj janë të ekspozuara në përpjekje për ndikim dhe përzierje nga ana e Rusisë, sepse Unioni ndërmerr masa për përballje me to. 

Ai shtoi se kjo është luftë afatgjate, ndërsa arsyeja pse ndonjëherë duket si jo e suksesshme, është sepse Moska nuk ka kurrfarë kufizime, siç kanë Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij të cilët i respektojnë parimet e konfirmuara me ligjet, që nuk është rasti me Rusinë dhe aktorët e saj. 

“Ata punojnë në rrethinë më të lirë se ne, ndërsa ne duhet të respektojmë disa rregulla. Për këtë lufta kundër manipulimeve me informata dezinformuese dhe përzierja është aq e mundimshme dhe kërkon që të gjithë t’i bashkojmë forcat”, tha zëdhënësi i KE-së. 

Stano theksoi se Bashkimi Evropian me kujdes i ndjek referendumin dhe zgjedhjet presidenciale në Moldavi. 

Бриселскиот договор склучен меѓу Белград и Приштина е валиден како и сите останати спогодби постигнати во рамки на дијалогот што се води со посредство на ЕУ, изјави денеска портпаролот на Евр

“Tani presim publikimin përfundimtar të rezultateve zyrtare nga të dy votimet dhe vlerësimit të vëzhguesve në zgjedhjet e OSBE/ODIHR, që duhet të zhvillohen pasdite, ndërsa pastaj do të dalim me reagimin tonë formal”, shtoi Stano.

I pyetur se prej nga i ka BE-ja informacionet për aktivitetet e tilla të Rusisë, Stano theksoi se njohuritë për përzierjen dashakeqe ruse dhe manipulime me informacionet vijnë nga autoritetet moldave, Misioni i Unionit në Moldavi, misionet në teren dhe ambasadat e vendeve anëtare.

“Kështu që kemi informacione nga dora e parë në bazë të të cilave mund të themi se Moldavia me të vërtetë përballet me kërcënim dhe përzierje pa precedent nga ana e Rusisë dhe ‘prokurave’ të saj para këtyre votimeve të rëndësishme”, theksoi Stano.

Në përgjigjen e pyetjes nëse rezultatet nga referendumi do ta ndryshonin qëndrimin e BE-së lidhur me procesin e anëtarësimit të vendit, Stano tha se Unioni mbetet i përkushtuar në mbështetjen e reformave për zhvillimin demokratik dhe rritjen ekonomike të Moldavisë. 

“Qëndrimi ynë, politika jonë drejt Moldavisë nuk ndryshon”, tha Stano. 

Krye zëdhënësi i KE-së, Erik Mamer, nga ana tij, theksoi se BE-ja i mbështet ambiciet, aspiratat dhe përpjekjet e Moldavisë për anëtarësim në Union, duke përkujtuar se para dy javëve edhe kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen e vizitoi Kishinaun, me çka shprehu mbështetje për vendin. 

“Kështu që qëndrimet tona vizavi aspiratave për anëtarësim të Moldavisë (në BE), dukshëm mbeten plotësisht të njëjta”, theksoi Mamer. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR