• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Borg: Duhet të fokusohemi për dhënien fund luftërave dhe konflikteve

Borg: Duhet të fokusohemi për dhënien fund luftërave dhe konflikteve

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA)  -  Duhet të fokusohemi në dhënien fund luftërave dhe konflikteve, agresioni rus ndaj  Ukrainës duhet të ndalet, porositi  kryesuesi i ri i OSBE-së, Jan Borg, ministër i Punëve të Jashtme të Maltës.

 Në konferencën përfundimtare për shtyp të takimit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, Borgu theksoi se vota anonime nga të gjitha 57 vendet që shprehën besimin për kryesues të ri, është dëshmi, siç tha, në përkushtimin tonë të përbashkët për të vazhduar  ta forcojmë organizatën dhe të sigurohemi se pavarësisht të gjitha sfidave me të cilat përballemi, organizata do të vazhdojë të  punojë.

 "Siç e fillojmë rrugëtimin tonë të përbashkët, do të përkushtohemi në përmbushjen e  detyrave dhe përgjegjësive tona në kohën e ardhshme", tha ai.

Borgu pret të punojë, siç tha, krah për krah së bashku me të gjithë partnerët dhe tha se do të angazhohet të punojë për të inkurajuar forcimin e multilateralizmit. 

 Në konferencën e fundit për shtyp folën edhe kryesuesi i  deritanishlm, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Shmid.

Maqedonia e Veriut është nikoqire e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE, ku marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vendeve partnere. 

Foto: MIA 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR