Borell: Lavrov në Shkup do të dëgjojë drejtpërdrejt pse Rusia është dënuar dhe izoluar
- Zëvendëskryetari i Komisionit Evropian dhe përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhozep Borell, tha sonte se takimi ministror i OSBE-së në Shkup do të jetë një mundësi e mirë për ninistrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, të dëgjojë drejtpërdrejt nga pjesëmarrësit pse Rusia është e dënuar dhe e izoluar, dhe më pas ai do të jetë në gjendje të kthehet në Kremlin dhe të përcjellë se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuar në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë.
- Post By Sara Ademi
- 22:00, 29 nëntor, 2023
Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Komisionit Evropian dhe përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhozep Borell, tha sonte se takimi ministror i OSBE-së në Shkup do të jetë një mundësi e mirë për ninistrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, të dëgjojë drejtpërdrejt nga pjesëmarrësit pse Rusia është e dënuar dhe e izoluar, dhe më pas ai do të jetë në gjendje të kthehet në Kremlin dhe të përcjellë se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuar në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë.
Nënkryetari i KE-së dhe përfaqësues i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë tha se OSBE-ja, përkundër të gjitha vështirësive dhe kohëve të vështira në të cilat jetojmë, është një partner i rëndësishëm dhe për shkak se jetojmë në kohë të tilla, ajo bëhet një partner, organizatë dhe forum edhe më i rëndësishëm shkëmbimi për Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, theksoi ai, është thelbësore që në takimin ministror të sigurohet që OSBE-ja të ketë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për të funksionuar efektivisht.
Ne nuk duam të humbasim aftësinë e punës së OSBE-së dhe duam t'ju përgëzojmë ju, Maqedonia e Veriut, për punën që keni bërë në këto kohë të vështira. Me të vërtetë keni bërë një punë të mirë dhe meritoni të falënderoheni", tha Borell.
Borell theksoi gjithashtu se BE-ja mbështet Ukrainën, e cila po lufton për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj, por, siç tha ai, po lufton për paqen dhe stabilitetin në Evropë. sa/
FOTO: Qeveria