• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Borel: Putini po përgatitet për luftë të gjatë në Ukrainë

Borel: Putini po përgatitet për luftë të gjatë në Ukrainë

Luksemburg, 24 qershor 2024 (MIA) - Pas konferencës paqësore në Zvicër për Ukrainën, ku ishte hapur rruga diplomatike, e pamë përgjigjen e (presidentit rus Vladimir) Putin me vizita në Korenë e Veriut dhe kudo ku mund të marrë armë, dukshëm po bëhet gati për luftë të gjatë, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel para fillimit të takimit të sotëm të ministrave evropianë të punëve të jashtme në Luksemburg.

Ai theksoi se duhet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike dhe të rritet ndihma për Ukrainën.

Sipas tij javën e ardhshme pritet që Ukraina ta marrë pjesën e parë nga gjithsej 2,5 miliardë euro të ardhura nga pasuria e konfiskuar ruse, e cila duhet të synojë ofrimin e ndihmës ushtarake për Kievin. 

Boreli theksoi se sot do t'u propozojë zgjidhje ministrave të punëve të jashtme të BE-së për të anashkaluar rezistencën e Hungarisë për shfrytëzimin e të ardhurave nga pasuria e konfiskuar ruse në interes të Kievit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR