Haris uron Trampin për fitoren në zgjedhjet për president të SHBA-së
- Nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka uruar zyrtarisht Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, njoftoi Si-En-En.

Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka uruar zyrtarisht Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, njoftoi Si-En-En.
Një ndihmës i lartë i Harris deklaroi se ajo "e telefonoi Presidentin e sapozgjedhur Tramp për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Ajo diskutoi për rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët”.
Biseda ka zgjatur vetëm disa minuta, thekson media.
Nënpresidentja dhe kandidatja për president e Partisë demokratike të SHBA-së, Kamala Haris do të bëjë një deklaratë në orën 21:00 në Uashington, thuhet në kumtesën nga kabineti i saj.
Kjo do të jetë deklarata e parë e Kamala Harris pas humbjes së zgjedhjeve mbrëmë nga republikani Donald Tramp.