• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel: Lufta në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë

Borel: Lufta në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë

Uashington, 15 mars 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel, sot pas takimeve të mbajtura në Uashington deklaroi se dërgimi i ndihmës së re për Ukrainën nuk mund të presë sepse për epilogun nga lufta në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë.

Për shkak të dyshimeve për vazhdim të ndihmës ushtarake amerikane për Kievin, Borel gazetarëve në Uashington u kumtoi se porosia e tij drejtuar kongresistëve amerikanë është: "Çfarëdo që të bphet, duhet bërë shpejt".

"Kjo është e vërteta për ne. Duhet të shpejtojmë. Duhet ta rrisim ndihmën tonë, duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejtë. Prandaj i rrisim aftësitë tona mbrojtëse. Dhe kjo vlen edhe për SHBA-në", tha Borel për ndihmën evropiane për ushtrinë ukrainase", transmeton Hina.

"Muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar. Shumë analistë presin ofenzivë të re të madhe ruse këtë verë, ndërsa Ukraina nuk mund t'i presë rezultatet nga zgjedhjet e ardhshme amerikane", shtoi ai.

Presidenti amerikan, demokrati Xho Bajden, që nga fillimi i invazionit rus në vitin 2022 e mbështeti dërgimin e ndihmës amerikane për Ukrainën, prëderisa kundërshtari i tij kryesor nga radhët e republikanëve, Donald Tramp, anon nga politika e izolacionizmit.

Kryetari i Dhomës përfaqësuese, majk Xhonson, aleat i Trampit, deri më tani refuzonte të bëjë thirrje për votim për projekt-ligjin i cili Ukraonisë do t'i siguronte plotësisht 60 miliardë dollarë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR