Borë e dobët dhe mjegull në disa akse rrugore
- – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët shënohen në akset rrugore Kriva Pallankë – Stracin dhe Tetovë – Kodër e Diellit, të cilat për momentin nuk përfaqësojnë pengesë në rrjedhën e komunikacionit. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 100 metra ka në vendkalimin malor Strazhë dhe në Mavrovë.
- Post By Fitore Curri
- 08:50, 17 shkurt, 2025

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët shënohen në akset rrugore Kriva Pallankë – Stracin dhe Tetovë – Kodër e Diellit, të cilat për momentin nuk përfaqësojnë pengesë në rrjedhën e komunikacionit. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 100 metra ka në vendkalimin malor Strazhë dhe në Mavrovë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/