• e premte, 26 korrik 2024

Bonuçi do të pensionohet në vitin 2024

Bonuçi do të pensionohet në vitin 2024

Torino, 17 maj 2023 (MIA) - Futbollisti i Juventusit, Leonardo Bonuçi paralajmëroi fundin e karrierës së tij profesionale në vitin 2024.

"Kur të ndaloj së luajturi vitin e ardhshëm, mendoj se epoka e lojës italiane në mbrojtje do të përfundojë. Është një arsye për të qenë krenarë që jeni në krye të të mëdhenjve. Shpresoj që shumë mbrojtës që rriten do të na konsiderojnë neve të katërve idhuj (Bufonin, Bonuçin, Barzalin, Kielinin), siç i kishim ne idhuj Barezin, Maldinin, Nestan dhe Kanavaron. Kjo do të thotë se kemi arritur shumë dhe kemi lënë gjurmë në futboll", deklaroi Bonuçi për kanalin e Juventusit në Jutjub.

Bonuçi luan për Juventusin nga viti 2010 deri në vitin 2017. 

Italiani 36-vjeçar tetë herë u bë kampion italian, tre herë e fitoi Kupën e Italisë, ndërsa pesë herë Superkupën e Italisë. 

Si pjesë e përfaqësueses italiane, futbollisti u bë fitues i Kampionatit Evropian në vitin 2020. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR