• e hënë, 13 maj 2024

Bojmacaliev: MPB punon kryesisht sipas ligjit për zgjedhje të drejta. të lira dhe demokratike

Bojmacaliev: MPB punon kryesisht sipas ligjit për zgjedhje të drejta. të lira dhe demokratike

Shkup, 24 prill 2024 

Sot (24.04.2024) zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe sekretaren shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska vizituan Shtabin Operativ në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të AO “Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024”, në të cilën ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OSBE-së dhe ODIHR-it.

Me këtë rast, Bojmacaliev përshëndeti mysafirët nga SHBA-ja, OSBE-ja dhe ODIHR-i dhe theksoi edhe një herë se i udhëzoi kolegët e tij në Shtabin Operativ që të punojnë ekskluzivisht në përputhje me normat dhe rregulloret ligjore, me qëllim të garantimit të zgjedhjeve të ndershme, të sigurta, të lira dhe demokratike, në të vërtetë siç kanë qenë duke filluar nga viti 2017 e këtej, pa vërejtje për procesin zgjedhor.

Me këtë rast, Bojmacaliev i përshëndeti mysafirët dhe gjatë kësaj u informua për rrjedhën e procesit zgjedhor, për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga MPB-ja në kuadër të kompetencave të saja.

“Jam informuar se votimi në disa vende nuk ka filluar në orarin e caktuar dhe në disa vende ka filluar me vonesë ose ka pasë ndërprerje, në zona të ndryshme, e gjitha kjo për shkak të probleme teknike me lexuesin e gjurmëve të gishtave. Në rajonin e SPB Shkup, lidhur me raportin për një bombë tymuese të shkrepur, ekipi i antiterrorizmit ka kryer kontroll, është ngritur mjeti dhe i njëjti i është dorëzuar kryetarit të këshillit zgjedhor. Në zonën e SPB Kumanovë janë regjistruar dy ngjarje, përkatësisht një aplikim për votim të organizuar të të moshuarve dhe një shtab i ngritur pranë një qendre votimi. Gjatë heshtjes parazgjedhore, në periudhën prej orës 06:00 deri në ora 07:00, në rajonin e SPB Shkup janë regjistruar tri incidente me mbishkrime të shkruara”, tha Bojmacaliev.

MPB

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

foto МРB

 

QËNDRONI TË LIDHUR