• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Me digjitalizim kundër korrupsionit

Bojmacaliev: Me digjitalizim kundër korrupsionit

Kumanovë, 21 mars 2024 (MIA)- Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot ka vizituar Stacionin policor të kalimit kufitar “Tabanoc” ku ka mbajtur një takim pune me udhëheqësinë e këtij njësiti organizativ, si dhe me udhëheqësinë e Qendrës rajonale për Çështje kufitare ”Veri” në të cilin ai u informua për rezultatet e dy muajve të fundit, informon MPB-ja.

“Në harkun kohor janar – shkurt 2024, fluksi i udhëtarëve në VK “Tabanoc’ është 696.518 udhëtarë. Në periudhën e caktuar, në PK “Tabanoc” është bërë kontroll selektiv i gjithsej 28.278 udhëtarëve. Gjatë kësaj periudhe kemi 6 vepra penale dhe 59 kundërvajtje. Janë zbuluar gjithsej 8 (7) dokumente të falsifikuara. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i dokumenteve të zbuluara ka një rritje prej 14,9%. Gjithashtu është zbuluar edhe 1 rast i dyshuar i automjetit të falsifikuar. Në sferën e migracionit ilegal, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një trend të rritjes së numrit të migrantëve ilegalë të zbuluar për 60%”, tha Bojmacaliev në një deklaratë për mediat pas konferencës.

Me këtë rast, Bojmacaliev theksoi se vitet e fundit është investuar shumë në modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të punës të nëpunësve policorë.

“Dëshiroj të potencoj faktin se kemi siguruar 10 mjete speciale vëzhgimi, me kamera termike me rreze veprimi prej 10 km. Automjetet quhen MSS (mobile surveillance system) ose sistemi i mbikëqyrjes celulare. Investimi total për 10 vetura është 3 milionë euro”, tha Bojmacaliev, duke sqaruar se çdo stacion ka një kamerë vëzhgimi.

“Të gjitha stacionet kanë kamera vëzhgimi të cilat regjistrojnë lëvizjen dhe dërgojnë një fotografi, nga 4 në çdo stacion me karta SIM të blera për transferimin e fotografive nga kamera te personi në detyrë dhe adresat e tjera ku është vendosur kamera”, tha Bojmacaliev, duke shtuar se këtë vit duhet të marrim edhe 8 dronë, dy për çdo QR.

Me këtë rast, Bojmacaliev u njoftua për suksesin e mjetit dixhital kundër korrupsionit - kamerat e trupit me të cilat ditëve të kaluara është regjistruar rasti i ryshfetit nga një shtetas gjeorgjian ndaj një polici të Maqedonisë të PK “Tabanoc”. Bojmacaliev gjithashtu theksoi edhe raportet e FRONTEKS-it.

“Në të njëjtën kohë, raportet e agjencisë evropiane të kufirit dhe rojeve bregdetare FRONTEKS, si dhe organizatave të tjera relevante, në raportet e tyre për Maqedoninë e Veriut shënojnë vetëm rezultate shumë të mira, duke konfirmuar besueshmërinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, potencoi Bojmacaliev.

Foto: MPB dhe MIA

VIdeo: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR