• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Kontrolli i brendshëm i MPB-së të konfirmojë se ku "humben" pasaportat e gatshme

Bojmacaliev:  Kontrolli i brendshëm i MPB-së të konfirmojë se ku

Dojran, 6 mars 2024 (MIA) - Unë nuk e kontestoj që është shtuar numri i pasaportave që po përgatiten, por po kontestoj se ka pasaporta të gatshme që janë në shërbimet administrative dhe nuk janë vendosur në vendin e duhur dhe nuk u janë dhënë qytetarëve, dhe kjo është e papranueshme. Ju paguani, MPB  i përpunon, e sjell një ekspeditë dhe kur duhet ta marrësh, dikush nuk i ka porositur në numrin e duhur ose në dhomën e duhur ose çfarëdo që të caktojë kontrolli i brendshëm, kjo është e papranueshme, tha sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev në pyetjen e një gazetari për kërkesën e tij te Kontrolli i Brendshëm i MPB-së pse nuk u jepen pasaportat e gatshme qytetarëve.

Siç tha ai, ka marrë mesazhe, dhe këtë e ka thënë edhe Avokati i Popullit, se njeriu është fotografuar, pasaporta është gati dhe është dërguar në institucionin ku është dashur ta marrë, por nuk ka qenë.

"Pra, tani Kontrolli i Brendshëm shkon në Departamentin e Personalizimit ku përpunohen pasaportat dhe prej andej ekspedita i çon dokumentet e përfunduara në shërbimet administrative. Ky fenomen është posaçërisht vetëm për Shkupin dhe kur qytetarët shkojnë ta marrin atë pasaportë në sportele, ajo është zhdukur. Dhe këtu është thelbi i asaj që kërkoj, që Kontrolli i Brendshëm të përcaktojë se ku është pasaporta që është shtypur dhe marrë nga ekspedita në RTVM pse nuk është në sportel. Kam informacion nga dje dhe është konfirmuar nga kontrolli i brendshëm se janë gjetur pasaportat të cilat duhet të vendoseshin nën shkronjën B, por ishin vendosur nën C. Ky është një nga rastet dhe Kontrolli i Brendshëm do të hetojë më tej dhe do të përcaktojë pse qytetarëve nuk u lëshohen pasaportat e gatshme. Cila është arsyeja dhe ku është gabimi. Ne jemi shërbim për qytetarët dhe kjo nuk është politikbërje, nuk është politikë dhe unë po luftoj që qytetarët të shërbehen", tha Bojmacaliev.

Pyetjes së një gazetari nëse është e mundur që Greqia para sezonit veror të lejojë hyrjen e qytetarëve me pasaporta me emrin e vjetër të vendit dhe ta bëjë këtë me leje për të hyrë në fqinjin jugor, zëvendësministri plotësues u përgjigj vetëm shkurt se Marrëveshja e Prespës nuk e parasheh një opsion të tillë dhe nuk mund të ndodhë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR