• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Diaspora t’i shfrytëzojë edhe stacionet bazë në PDK-të e Maqedonisë së Veriut

Bojmacaliev: Diaspora t’i shfrytëzojë edhe stacionet bazë në PDK-të e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev në faqen e tij në Fejsbuk i ka bërë thirrje diasporës së Maqedonisë se përveç fletudhëtimit, ekziston mundësia e përdorimit të stacioneve bazë në përfaqësitë dipomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut.

"Projekti për paraqitjen e kërkesave për lëshimin e pasaportave përmes zyrave diplomatike-konsullore ka filluar me 1 tetor 2021 dhe deri më 9 shkurt të vitit 2024 këtë mundësi e kanë shfrytëzuar gjithsej 47.726 qytetarë për t'u pajisur me pasaportë përmes PDK-së", ka shkruar Bojmacaliev.

Theksohet se aktualisht kërkesat për lëshimin e pasaportave dorëzohen në gjithsej 25 misione diplomatike edhe atë në: Lubjanë, Londër, Bern, Berlin, Bon, Munih, Vjenë, Nju-Jork, Çikago, Venecia, Romë, Maltë, Stokholm, Kopenhagë, Pekin, Malme, Abu Dabi, Oslo, Bruksel, Hagë, Paris, Toronto, Detroit, Melburn dhe Kanbera. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR