• e hënë, 23 dhjetor 2024

Boçvarski-Rrustemi: Kthehet në qarkullim rruga prej Podmoljes deri në Ohër për të gjitha automjetet

Boçvarski-Rrustemi: Kthehet në qarkullim rruga prej Podmoljes deri në Ohër për të gjitha automjetet

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Kulturës Bllagoj Boçvarski, zëvendës ministri Bekim Rexhepi dhe drejtori i NP për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi, sot kanë kryer inspektim në pjesën e rikonstruktuar të rrugës nga Podmolje deri në Ohër. Prej sot, në pajtim me regjimin kohor, kjo pjesë e rrugës do të kthehet për komunikacion, e me këtë qytetarët dhe turistët sërish do të mund ta shfrytëzojnë për komunikacion këtë pjesë të hyrjes në Ohër.

Pjesa e rrugës Podmolje - Ohër, si dhe pjesa e autostradës Kërçovë - Ohër, në pajtim me regjimin kohor, është mbyllur për komunikacion për shkak të aktiviteteve ndërtimore në qarkoren Ohër, ndërtimit të urave nga betoni, punët tokësore dhe të asfaltit në këtë pjesë të rrugës dhe duhej të lëshohej deri më 10 korrik, ndërsa komunikacioni ishte i orientuar përmes rrugës rajonale Ohër - Podmolje.

Angazhimi i fuqishëm i ekipit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në bashkëpunim me MPB-në dhe institucioneve tjera, si dhe realizuesit dhe organit mbikëqyrës, nënvizohet në kumteësn e sotme të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka kontribuar që aktivitetet ndërtimore në këtë pjesë të rrugës të kryhen edhe para afatit të dhënë, me qëllim që komunikacioni të kthehet në regjimin fillestar dhe të sigurohet normalizimi i sezonit turistik.

"Paradokohe ishim këtu së bashku me drejtorin dhe premtuam se do t'i kryejmë punët ndërtimore në këtë pjesë të hyrjes në Ohër. Sot jemi këtu edhe para afatit që e kemi pëaralajmëruar që të bindemi se aktivitetet kanë përfunduar. Prej sot sërish do ta kthejmë në regjim të qarkullimit të përkohshëm pjesën nga Podmolje deri në Ohër dhe do të mundësojmë që komunikacioni të zhvillohet në rrugën kryesore. Premtuam se gjithçka që bëjmë është në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për sezonin turistik, ashtu do të vazhdojmë edhe gjatë periudhës së ardhshme", tha ministri Boçvarski.

Siç thuhet në kumtesë, drejtori i NP për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi, ka theksuar se janë bërë të gjitha përpjekjet me të gjitha institucionet dhe realizuesit e punëve që rrugën kryesore ta vënë në funksion. Prej sot komunikacioni nga Podmolje deri në Ohër po zhvillohet sërish në rrugën kryesore, ndërsa ne, siç tha, me intensitet të njëjtë vazhdojmë të punojmë edhe në pozitat tjera të pjesës së autostradës Kërçovë - Ohër. bsh/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

QËNDRONI TË LIDHUR