Boçvarski: Maqedonia e veriut është fuqishëm e përkishtuar në ndërtimin e Korridorit 8 hekurudhor
- Thellimi i bashkëpunimit ekonomik de ndërlidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ishte temë kryesore në takimin e sotlm mes minsitrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministrit bullgar për transport dhe lidhje, Krasimir Papukçiski.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:32, 4 prill, 2023

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Thellimi i bashkëpunimit ekonomik de ndërlidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ishte temë kryesore në takimin e sotlm mes minsitrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministrit bullgar për transport dhe lidhje, Krasimir Papukçiski.
Siç informuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski dhe Papukçiski biseduan për projektet infrastrukturore që realizohen në nivel rajonal, me theks të posaçëm në ndërlidhjen hekeurudhore mes dy vendeve.
Ministri Boçvarski potencoi se Maqedonia e veriut është fuqishëm e përkushtuar në përfundimin e ndërtimit të Korridorit 8 hekurudhor, proces i cili është ojesë e integrimit të sistemit transportues të vendit në Korridoret evropiane.
Në takim u hap edhe çështja për ndërtimin e tunelit hekurudhor, i cili do t'i ndërlidhë dy vendet në vendkalimin kufitar Deve Bair, si dhe për hapje të vendkalimit të ri kufitar Klepalo.
Të dyja palët u angazhuan të intensifikohet puna e Komisionit ndërshtetëror për realizim më efikas të projekteve infrastrukturore.
Në fund, Boçvarski e konfirmoi bashkëpunimin e rëndësishëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe e ceki nevojën për mbajtje dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. ab/
Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve