Boçvarski: Do të vazhdojmë të punojmë në të gjitha projektet kyçe të infrastrukturës dhe hapjen e linjave hekurudhore ndërkombëtare
- Po punohet për ndërtimin shtesë të Korridorit 8 drejt Bullgarisë, të ashtuquajtur hekurudha, e cila do të hapë hekurudhën drejt Lindjes, ndërsa nga ana tjetër po punohet për të gjitha iniciativat që janë pozitive për qytetarët dhe shtetin, por këto janë procese afatgjata që kërkojnë një kohë të gjatë për t'u projektuar, realizuar dhe zbatuar projekte të tilla, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetjes së MIA-s për linjat hekurudhore ndërkombëtare në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Po punohet për ndërtimin shtesë të Korridorit 8 drejt Bullgarisë, të ashtuquajtur hekurudha, e cila do të hapë hekurudhën drejt Lindjes, ndërsa nga ana tjetër po punohet për të gjitha iniciativat që janë pozitive për qytetarët dhe shtetin, por këto janë procese afatgjata që kërkojnë një kohë të gjatë për t'u projektuar, realizuar dhe zbatuar projekte të tilla, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetjes së MIA-s për linjat hekurudhore ndërkombëtare në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Si shembull, ai përmendi Korridorin 8 për në Bullgari, një hekurudhë që do t'i kushtojë shtetit mbi 600 milionë euro.
"Kemi mbështetje serioze si nga fondet evropiane ashtu edhe nga BE-ja dhe kjo është diçka që shteti po e bën si interes strategjik për t'u lidhur me të gjithë rajonin", thekson Boçvarski.
Sipas Boçvarski, që nga fillimi i pandemisë kovid, trafiku hekurudhor ka pësuar një goditje të rëndë, edhe pse edhe më parë funksiononte me vështirësi.
"Kjo ka bërë që të kemi ulje të numrit të udhëtarëve të transportuar dhe ulje të volumit të trafikut, duke pasur parasysh se aktualisht jemi duke rindërtuar një pjesë të Korridorit 10 nga Nogaevci deri në Negotinë, gjë që e vështirëson qarkullimin përgjatë Korridorit 10. Nga ana tjetër, në Greqi ka pasur bllokim të trafikut, më parë ka pasur një rënie të trafikut në Serbi, të gjitha këto kanë shkaktuar ulje të konkurrencës së trafikut hekurudhor", tha Boçvarski.
Ministri pret që në vitet në vijim të vazhdojë puna për të gjitha këto projekte kyçe të infrastrukturës, në mënyrë që kur t'i kemi këto linja të hapura dhe të kemi rritje të trafikut - ndërkombëtar, pasagjerësh dhe mallrash në të gjitha destinacionet. ls/